Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka kritikuar faktin se janë hapur shumë sektore, ndërsa jo edhe shkollat.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.
Sipas Haxhiut është pakuptueshme që të hapet gjithçka duke përfshirë: kafetë, objeketet fetare, aeroportet – ndërsa nuk hapen shkollat e shtyhet testi maturës.
Poashtu, ai tha se as autoshkollat nuk po hapen që tregon sa alergjik jemi ndaj fjalës, “shkollë”.
“Rastet e reja dhe vdekjet nga Covid në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë e kishat, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mir shumë!. Po me shkollat ç’patët. Nuk u hapën dot se nuk u hapën. Edhe pse fëmijët nuk sëmurën nga ky virus ,shkollat u hapën 1 javë vetëm klasa e 9 dhe 12 e u mbyllën arbitratrisht sikur të ishin vatra të infeksionit derisa kafet plotë. Testet e maturës u shtynë për muajin Gusht pa arsye. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë flet fakti ,sa as autoshkollat spo lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerz sa më të padijshëm për ti sunduar”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
Deputeti, Avdyli është doktor me profesion, ai njihet si ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Vjosa Osmanit. /Insajderi/