Një delegasion nga komunitetie egjiptian është takuar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, është takuar me deputetin, Veton Berisha në kuadër të Ditës së komunittit egjiptian.
Osmani ka pritur një delegasion nga ky komunitet. Në urimin e Osmanit thuhet se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë shumë të rëndësishme për promovimin e vlerave të shoqërisë sonë.
Ndërsa, Veton Berisha, ka kërkuar që dita e komunitetit egjiptian të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës.
Poashtu, Berisha ka përmendur si problem të fundit të komunititt egjiptian mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësim online. /Insajderi/