Prifti, drejtor i “Don Boskos” mohon afërsitë intime me nxënëset, paralajmëron padi

Prifti, drejtor i “Don Boskos” mohon afërsitë intime me nxënëset, paralajmëron padi

Raportimet në disa media ku drejtori i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”, Izidor Lukic shihet tek pozon gati intimisht në fotografi me nxënëset e kësaj qendre, ka mohuar të ketë ndonjë afërsi me to.

Në një prononcim për Insajderin, Lukic ka thënë se krejt këto kanë një tjetër qëllim.

Sipas Luklic,raportime të tilla janë bërë për ta denigruar personalitetin e tij, si drejtues i kësaj qendre.

“Ato janë shpifje me qëllim të denigrimin e personalitetit tim”, ka thënë shkurt Lukic për Insajderin.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me një reagim publik. Ka paralajmëruar edhe padi ndaj medieve që publikuan lajmin.

“Kam angazhuar avokatin tim që të merret me këtë çështje”, ka thënë Lukic.

Rreth një orë më parë në disa medie online është raportuar se ai është parë në disa fotografi më nxënëse të shkollës në të cilën  ai është edhe drejtor, duke u përqafuar dhe në pozita të palakmueshme.

Don Izidor Llukic, është i angazhuar edhe si prift nga Ipeshkvin e Kosovës në Prishtinë./Insajderi.com