Reagon Edi Rama: Rroftë Kosova, sot më shumë se kurrë

Reagon Edi Rama: Rroftë Kosova, sot më shumë se kurrë

Ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ka thënë se nuk ka fjalë që mund të shprehin indinjatën ndaj këtyre akuzave të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, njofton Insajderi.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time”.

Më pas ai ka shtuar” se do të jetë gjithmonë në krah të atyre që luftuan me armë për ta hequr Kosovën nga ferri i Millosheviqit”. /Insajderi.com