Reagon Hoti: Thërret për qetësi

Reagon Hoti: Thërret për qetësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për ngritjen e aktakuzës kundër presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Hoti ka thënë se qeveria konsideron “se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës”.

Ndërsa ka kërkuar nga qytetarët qetësi e maturi, njofton Insajderi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi”, shkruan Hoti në Facebook.

“Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”.