Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka folur rreth akuzave që i janë bërë sot presidentit. Ai thotë se Thaçi është figura kyçe e shtetësisë së Kosovës. Ai nuk mund të pengohet, përveç përkohësisht.
Në rrjetin social Facebook, ka reaguar këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj. Ai thotë se Thaçi është personi kyç i proceseve më të rëndësishme të vendit, njofton Insajderi.
“Historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Hashim Thaçit. Lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider që shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri më i suksesshëm i shtetit tonë të ri.
Më pas Behramaj ka shkruar edhe sot u pengua presidenti që të mbyllë një kapitull lufte, por këto pengesa janë vetëm të përkohshme dhe ai do të kthehet në qëllimin e tij. /Insajderi.com