LAJMI FUNDIT: Hoti anulon takimin në Uashington

LAJMI FUNDIT: Hoti anulon takimin në Uashington

Kryemistri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se pas aktakuzave të ngritura dhe situatës së krijuar nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit.

Hoti më 25 qershor ka takime në Bruksel dhe ishte planifikuar që të udhëtojë më pastaj për në Uashington, por ai do të kthehet në Prishtinë.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com/