Hoti fillon takimet në Bruksel

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, po qëndron në Bruksel për t'u takuar me zyrtarë të lartë europian.

Hoti fillon takimet në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka filluar agjenden e vizitës zyrtare në Bruksel ku do të takohet me zyrtarë të lartë europian.

Hoti ka shkruar se ka takuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister.

“Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në mëngjesin e 25 Qershorit, Hoti, ka anuluar vizitën në Uashington të planifikuar për 27 qershor ku do të duhej të takohej me delegasionin e Serbisë. Ky anulim ka ardhur shkak i aktakuzës së ngritur ndaj presidentit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com/