Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza kundër presidentit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Prokurori amerikan i cili është në krye të Taskë Forcës së Bashkimit Europian, Clinton Williamson ka komentuar aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Supozoj se prokurori e ka marrë lejen nga Gjykata për ta bërë këtë” ka thënë Clint Williamson për The Guardian, transmeton Insajderi.
Ëilliamson I cili që kishte kryer hetime për raportin e Dick Martyt, para se të themelohej Specialja tregoi edhe për përpjekjet për kërcenimin e dëshmitarëve.
“Kur i lëshova gjetjet paraprake hetimore në vitin 2014, unë përmenda shqetësime në lidhje me kërcënimin e dëshmitarëve dhe përpjekje të tjera për të penguar hetimin dhe ekziston çdo tregues që kjo ka vazhduar,” tha ai.
Përndyrshe nga shumë juristë kjo aktakuzë po shihet në kundërshtim me rregullat të cilat i ka përcaktuar vet Gjykata Speciale. /Insajderi.com/