Evropa ka parë një rritje në javët e fundit të rasteve me COVID-19 për herë të parë në muajt e fundit, pasi që janë liruar masat, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Janë 11 vende që kanë parë rritje të dukshme dhe në këto 11 vende, përfshihen edhe Kosova e Shqipëria.
Ndërsa pos tyre janë edhe Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia Veriore e disa vende të tjera.
Në këto vende është ndjerë më shumë kjo rritje ka thënë drejtori regjional i OBSH-së, Hans Henri Kluge.
Nëse nuk merren masa sistemi shëndetësor “do të mbështetet për muri”, ka thënë ai.
“Në këto 11 vende, transmetimi i përshpejtuar ka çuar në një ringjallje shumë domethënëse që nëse lihet pa u kontrolluar do të shtyjë sistemet shëndetësore në prag edhe një here”, ka deklaruar ai.