Insajderi.com mëson se Gent Cakaj, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka udhëtuar për në Uashington. Nuk dihet ende agjenda e ministrit atje.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka udhëtuar për në Uashington.
Nga burime të brendshme të Insajderi.com brenda ministrisë së Jashtme të Shqipërisë është konfirmuar ky udhëtim i Cakajt.
Nuk bëhet e ditur se cila do të jetë agjenda e ministrit të Shqipërisë atje.
Cakaj vetë ende nuk është deklaruar rreth këtij udhëtimi.
As nuk e ka konfirmuar e as nuk dihet ende se cilat janë arsyet e udhëtimit.
Gjithsesi, ky udhëtim rastisë të jetë bërë, pikërisht në kohën kur planifikohej të mbahej takimi në mes të përfaqësuesve të Kosovës e atyre të Shqipërisë për të parë mundësitë e rifillimit të dialogut.
Cakaj ka qenë mjaft i angazhuar në diplomaci kohëve të fundit.
Kujtojmë se Cakaj ndërmjetësoi arritjen e marrëveshjes mes partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor në Serbi./Insajderi.com