Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndasia e madhe ndërmjet forcave politike që vazhdon të thellohet në Kosovë, ka degraduar imazhin para ndërkombëtarëve, duke bërë që të humbet edhe shumë terren në luftën diplomatike përballë Serbisë.
Ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se Kosova tashmë nuk peshon në arenën ndërkombëtare sikur dikur, pasi që lufta e brendshme politike e ka degraduar në rrafshin ndërkombëtar.
Rama këto komente i ka bërë deri sa ka komentuar aktakuzën që ka ardhur nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
Aktakuza e Speciales i ngarkon me 100 raste të vrasjeve, torturave, rrahjeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë dhe pas luftës./Insajderi.com