Cicërimat e këshilltarit

Këshilltari i Thaçit i reagon raportuesit për Kosovën në Bundestag: Duket se ke influencë mbi Specialen – flet si të ishe gjyqtar

Këshilltari i Thaçit i reagon raportuesit për Kosovën në Bundestag: Duket se ke influencë mbi Specialen – flet si të ishe gjyqtar

Këshilltari i presidentit, Artan Behrami, i ka reaguar në Twitter raportuesit për Kosovën në Parlamentin e Gjermanisë, Peter Beyer.

Beyer ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale, por Behramit i ka penguar toni me të cilin flet gjermani.

“Peter Bayer, duket se ke influencë mbi Gjykatën Speciale kur thua se liderët e UÇK-së do të akuzohen – duke marrë kështu rolin e një gjykatësi”, ka shkruar Behrami në Twitter.

“UÇK nuk ka qenë asnjëherë një organizatë fantazmë. Është themeluar nga burrat dhe gratë më të mira që luftuan për liri. UCK është historia e Kosovës. Tentimet revizioniste do të dështojnë”, thuhet në twittin e këshilltarit të presidentit.