Maqedonia e Veriut hapë kufijtë, pa test dhe karantinë

Maqedonia e Veriut hapë kufijtë, pa test dhe karantinë

Prej sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në Maqedoni, prandaj shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori qeveria maqedonase të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, njofton Insajderi.

Qeveria atje në seancën e njëjtë ka marr vendim që më një korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë./Insajderi.com