Një shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit. I lënduari ishte shqiptar, shtetas i huaj.
Sipas policisë, pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në Emergjencë.
Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.