Ulja e pagave në sektorin publik – Kosova rrezikon t’i humbas fondet

Ulja e pagave në sektorin publik – Kosova rrezikon t’i humbas fondet

Kosova rrezikon t’i humbë rreth 300 milionë euro nga marrëveshjet financiare ndërkombëtare nëse vazhdohet kështu të kundërshtohet ratifikimi në Kuvend, njofton Insajderi.

Ministria e Financave paralajmëron uljen e pagave në sektorin publik përfshirë këtu edhe pagat e deputetëve që aktualisht kanë mbi dy mijë euro.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se në rast se këto marrëveshje financiare nuk kalojnë, duhet rishkruar ose rikthyer rishikimin e buxhetit, që nënkupton zvogëlimin e shpenzimeve ose zvogëlimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Krasniqi ka thënë se pa u votuar rishikimi i buxhetit 2020, nuk do të zbatohet as pakoja për rimëkëmbje ekonomike e as pakoja emergjente fiskale./Insajderi.com