Nënë e bir shqiptarë arrestohen në Itali: U zunë me kokainë e mijëra euro

Nënë e bir shqiptarë arrestohen në Itali: U zunë me kokainë e mijëra euro

Karabinierët e stacionit të Gualdo Tadino, të ndihmuar nga ata të Gubbio, kanë arrestuan tre shqiptarë: një djalë 24-vjeçar bashkë me mamanë e tij, të dy banorë të Gualdo Tadino dhe një djalë tjetër shqiptar 31-vjeçar

31-vjeçari ishte ndaluar edhe disa ditë më parë për një kontroll ndërsa ishte  i shoqëruar nga bashkëkombësi i tij,  i përfshirë në tregtinë e drogës, transmeton Syri.net.

Intuita e karabinierëve e udhëhequr nga toger Giustino dhe marshall Mattei qe e drejtë. Ata iu sekuestruan dy kilogramë kokainë dhe paratë të thata, 68 mijë euro.

Paratë dhe kokaina u sekuestruan dhe që të tre, përfshirë edhe mamanë e të riut, u dërguan në burgun e Capanne, të arrestuar me akuzën e trafikut të drogës./Insajderi.com