Hoti, i pyetur se me kë do të shkojë në Uashington, tash pasi Thaçi potencialisht nuk do të udhëtojë, kryeministri ka thënë se i takon nikoqirit që të vendos për këtë, ndërsa sa i përket dialogut, “s’ka pasur asnjëherë dyshime se kush flet në emër të Kosovës”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se takimi në Uashington vetëm është shtyrë e nuk është anuluar dhe do të ketë një datë të re shumë shpejt, njofton Insajderi.
Hoti, në një konferencë për gazetarë, pas kthimit nga Brukseli, ka deklaruar se shtyrja e takimit u bë për shkak të zhvillimeve të fundit politike – aktakuza për presidentin Hashim Thaçi – dhe në pajtim të plotë me emisarin special amerikan, Richard Grenell.
“Pavarësisht ndryshimeve në agjendë, sa i përket dialogut ne mbesim të përkushtuar për procesin e dialogut. S’ka alternativë dialogu. Për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit ne e kemi shtyrë vizitën në Uashington. Kam pas komunikim intensive me Richard Grenell. Pas diskutimit që kemi pasur jemi dakorduar që ta shtymë për një datë tjetër, por që do të ndodhë së shpejti”, ka pohuar Hoti.
“Agjenda e takimit mbetet e njëjtë; që t’i japë shtysë dialogut përmes agjendës ekonomike. Jemi të gatshëm për të qenë pjesë e Samitit të Parisit, po ashtu. Jemi të nderuar që kemi fokus dhe interes kaq të madh të Gjermanisë e Francës”.
Hoti, i pyetur se me kë do të shkojë në Uashington, tash pasi Thaçi potencialisht nuk do të udhëtojë, kryeministri ka thënë se i takon nikoqirit që të vendos për këtë, ndërsa sa i përket dialogut, “s’ka pasur asnjëherë dyshime se kush flet në emër të Kosovës”./Insajderi.com