New York Times ka shkruar një artikull ku tregon se po anulohet takimi në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë dhe në shkrim ceket arsyeja e anulimit, njofton Insajderi.
Por, në vend se të thuhet presidenti i Kosovës është akuzuar për krime lufte, në tekst, në një vend, është thënë se lideri serb po akuzohet për krime lufte – çka ka krijuar paqartësi edhe tek lexuesit.
Por, tani Ksenija Pavloviq McAteer, gazetarja amerikane me origjinë nga Serbia, po kërkon nga NYT që t’i kërkojnë falje presidentit serb për këtë lëshim, sepse i kanë bërë dëm sa i përket reputacionit të tij tek lexuesi ndërkombëtar.
“Ky është një keqinformim që po ua sjellë New York Times, ku rrejshëm thonë se Vuçiq është akuzuar për krime lufte. Zonja dhe zotërinj lideri i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar për krime lufte dhe ai ka qenë në pushtet në Kosovë për dekada me radhë dhe të gjithë i kanë mbyllur sytë”, thuhet në postimin e parë të Pavloviq në Twitter.
Më pas ajo vazhdon se “NYT duhet t’i kërkojë falje Serbisë dhe presidentit të saj, për shkrimin deformues dhe keqinformimin e publikut. S’mund t’ia mveshësh emrit të dikujt ‘krimet e luftës’ dhe të vazhdosh më pas sikur asgjë s’ka ndodhur. Kërkoni falje”, ka shkruar ajo në një tjetër cicërimë.
NYT pak më vonë e kishte përmirësuar gabimin dhe gjithashtu kishte shpjeguar se ka ndodhur një gabim, por kjo nuk e kënaqur gazetaren serbo-amerikane. Ajo përsëri ka cicëruar duke kërkuar “kërkim falje”, nga gazeta amerikane./Insajderi.com
Disinformation brought to you by @nytimesworld where they falsely say that @avucic was indicated for war crimes. Ladies and Gentlemen, Kosovo’s leader @HashimThaciRKS is indicated for war crimes after he was in power in Kosovo for decades and everyone turned the blind eye. pic.twitter.com/YxFGQNYPha
— Ksenija Pavlovic McAteer (@ksenijapavlovic) June 26, 2020