Maqedonia e Veriut po përballet me një numër të lartë të të vdekurve dh të të infektuarve me COVID-19. Ky shtet, është nga më të prekurit në rajon.
Nëntë persona kanë vdekur dhe 150 janë infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë atje.
Këto nëntë vdekje e çojnë në 277 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi në Maqedoni, njofton Insajderi.
Të dhënat i referohen testimit të 1,086 mostrave në qytete të ndryshme të këtij vendi.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjashtë viktima janë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.
Të vdekurit njoftohet se kishin edhe probleme tjera shëndetësore.
Sa i përket të infektuarve, numri më i madh apo 93 raste janë nga Shkupi, që mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.
Nga 57,895 testime të kryera, 5.906 kanë rezultuar me koronavirusin e ri, prej tyre 3,393 ende janë aktivë ndërsa 2,236 janë shëruar ndërsa 277 kanë ndërruar jetë./Insajderi.com