Sot do të nisin gërmimet në kërkim të varrezës masive afër lokacionit ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.
Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit koordinues të shoqatave për persona të pagjetur në rajonin e Mitrovicës, e ka konfirmuar nisjen e gërmimeve.
Çerkini ka theksuar se për sigurinë e punimeve do të kujdesen të gjithë faktorët relevantë, duke përfshirë policinë, EULEX-in dhe KFOR-in, varësisht nga situata që do të krijohet, ndërsa ka apeluar tek familjarët që të mos dalin në vendngjarje gjatë punimeve.