COVID-19 po përhapet me statistika më të mëdha në Kosovë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar rastet e shumta me COVID-19 duke thënë se Kosova nuk e ka fituar luftën me coronavirusin.
Në Kosovë çdo ditë po raportohen raste të shumta me coronavirus, duke e rritur mundësinë që Klinika Infektive të mbingarkohet.
Osmani ka shkruar në Twitter se është keq se nga një vend ku tregohej sesi Kosova po e mposhtë coronavirusin në vendin e tretë me më së shumti raste sipas tabelës së prezantuar.
“Kosova duket se ka kapërcyer tabelën nga njëra prej tregimeve fituese në mposhtjen e Covid-19, në vendin e 3-të më të lartë për raste të reja shtesë (+). Rritja e konsiderueshme, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani. /Insajderi.com/