Dialogu i komplikuar

Dialogu po komplikohet jashtëzakonisht shumë pas zhvillimeve të fundit.

Dialogu i komplikuar

Javët dhe muajtë e ardhshëm mund të jenë dramatike për Kosovën sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale.

Në momentin kur u pretenduan divergjenca në mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian sa i përket dialogut atëherë ishte e qartë që çështja do të jetë e komplikuar.

Me ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin e vendit, Hashim Thaçit dhe kryetarin e PDK-se, Kadri Veselin është anuluar takimi i Uashingtonit pasi as kryeministri, Avdullah Hoti nuk pranoi të shkojë në Shtëpinë e Bardhë në këtë situatë.

Kryetari LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se dialogu i kushëzuar nga specialja është gabim, ndërsa ka zëra që emisari Trump-it, Richard Grenell do ta caktojë një datë tjetër për takim në mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Europian po përpiqet që ta rimarrë drejtimin e dialogut, ndërsa ekziston një përvojë negative e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë zbatuar nga Serbia.

Njëra nga këto marrëveshje ishte edhe që Serbia të mos jetë pengesë në arenën ndërkombëtare që Kosova të antarësohet nëpër organizata ndërkombëtare. Por, fushata e Serbisë kundër sidomos në INTERPOl rrjedhoi masën e Qeverisë Haradinaj ndaj Serbisë duke vendosur taksë 100%.

Taksa u largua së fundi, kur u mendua që dialogu po fillon gjërat u komplikuan më shumë. /Insajderi.com/