Gjuriq: Kosova mohon të drejtën tonë për krenari kombëtare

Ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës "zyre për Kosovën", Marko Gjuriq për incidentin në festën e Vidovdanit.

Gjuriq: Kosova mohon të drejtën tonë për krenari kombëtare

Marko Gjuriq ka reaguar siç e ka quajtur ai “rrahje” e të rinjëve serbë në rastin e festës së Vidovdanit ku dy serbë provokuan autoritetet e rendit në Kosovë .

“Rrahja e dy të rinjve serbë për shfaqjen e flamurit serb me rastin e Vidovdanit është një manifestim i dhunës institucionale në Prishtinë dhe qeverisë së frikës, e cila mohon të gjithë, përveç shqiptarëve, të drejtën e krenarisë dhe përkatësisë kombëtare”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës, “zyre për Kosovën”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.

Poashtu ai mendon që Kosova po sulmon identitetin kombëtar serb.

“Duke vepruar në një mënyrë kaq të mirë për shkak të shfaqjes së simboleve kombëtare, në njërën nga festat më të mëdha serbe, identiteti dhe të drejtat më elementare kombëtare të serbëve në Kosovë dhe “Metohi” u sulmuan direkt”, tha  Gjuriq.

Provokimet e serbëve nëpër festat e tyre në Kosovë kanë qenë të shpeshta.  /Insajderi.com/