Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka apeluar për kujdes të shtuar pas rritjes së rasteve pozitiv me coronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka apeluar qytetarët për të respektuar udhëzimet shëndetësore në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi.
Dy javët e fundit janë të theksuara me shumë raste të raportuara me pozitiv dhe me nevoja më të mëdha të të infektuarëve për hospitalizim.
Zemaj ka edhe një mesazh për ata që e mohojnë ekzistencën e coronavirusit dhe ata që e minimizojnë rrezikun nga ky virus.
“Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit
Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij”, ka shkruar Zemaj në Facebook ndër tjerash. /Insajderi.com/
Postimi i plotë: