Kryeministri i Shqipërisë po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.
Edi Rama takimet i ka filluar me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Pas takimit në selinë e Nismës në Prishtinë, dy politikanët janë nisur për drekë.
Rama e Limaj do të drekojnë në një restorant në Prishtinë ku shërbehet vetëm specialitete të peshkut, njofton Insajderi.
Pas drekës Rama ka takim me Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit të Kosovës.