Haradinaj: Vështirë është të shfuqizohet Specialja – ka një forcë të madhe mbrapa

Haradinaj: Vështirë është të shfuqizohet Specialja – ka një forcë të madhe mbrapa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pyetur se a duhet të shfuqizohet Gjykata Speciale nga parlamenti i Kosovës, apo jo.

Haradinaj është përgjigjur tërthorazi, ka thënë se “është vështirë të shfuqizohet Specialja”, njofton Insajderi.

Porse se në fillim kur është bërë është dashur të bëhej një tjetër formë.

“Unë nuk e kam përkrahur këtë gjykatë. Kjo gjykatë do të duhej të ngrihej në Kosovë, në të njëjtën kohë do të aftësohej edhe sistemi gjyqësor me prokurorë e gjykatës të huaj”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AAK ka qenë që gjykata të vendosej në Kosovës, ndonëse dëshmitarët mund të mbroheshin edhe jashtë vendi.

Tani thotë Haradinaj është “e vështirë të ofertojmë për ta sjellur tash në Kosovë. Shihet se ka një fuqi të madhe prapa gjykatës dhe prapa prokurorisë. Është një forcë e madhe që ka marrë drejtim”.

Gjithsesi Haradinaj ka është shprehur optimist, ka deklaruar se “nuk guxojmë të humbim besimin tek një epilog i mirë”./Insajderi.com