Fokus ku duhet

Shpend Ahmeti: Fokus, rreziku i pandemisë dhe krizës ekonomike akoma nuk ka kaluar

Ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai porosit që mos ti heqim sytë nga pandemia dhe rreziku i krizës ekonomike.

Shpend Ahmeti: Fokus, rreziku i pandemisë dhe krizës ekonomike akoma nuk ka kaluar

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e konsensus për pandeminë e ekonominë, njofton Insajderi.

Më pas Ahmeti ka thënë se çmimi i lartë i maskave madje është luks për shumicën e qytetarëve.

“Mbajtja e maskës është e domosdoshme dhe e përgjegjshme. Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye. Por kryesorja është arsyeja ekonomike. Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimëshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve”.

Ahmeti gjithashtu ka potencuar faktin se krizat i prekin më shumë shtresat dhe varfëra, dhe se këto kriza luftohen vetëm me konsensus dhe besim të ndërsjellë.

“170 euro nuk janë vlerë e njëjtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe. Kjo pandemi dhe krizat përcjellëse nuk do të mund të luftohen me manuale 200 faqesh e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë”.

Ai shton në fund se kjo qeveri nuk i ka 100 ditë për ta vlerësuar fillimin siç do ndodhte në një situatë normale.

“Duhet dinamikë e pandalshme në Kuvend. Takime të panumërta për të arritur kompromis. I kuptojmë që temat tjera munden ta humbin fokusin e qeverisë, por mos i largoni sytë nga topi e ai sot është pandemia dhe kriza ekonomike. Ka mjaftueshëm media, analistë e politikanë për të folur për to. Duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e konsensus për pandeminë e ekonominë. E në këto tema jemi në njërën anë të gjithë. Mjafton të diskutojmë e kontribuojmë të gjithë”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com