Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet me Ramush Haradinajn.
Kryeministri i Shqipërisë në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare nuk dihet nëse do të takohet edhe me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Të hënën, Rama, ishte takuar me liderët e partive kryesore politike përpos me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.
Raportet në mes Ramës dhe Haradinajt janë të tensionuara për shkak të ngjarjes që kishte të bënte me idenë e korigjimit të kufijve dhe heqjes së taksës, madje Rama e ka paditur Haradinajn për shpifje.
Kryetari i Aleancës tha mbrëmë në një paraqitje televizive se edhe po të donte nuk do të mundte, pasi këta të dy janë në luftë gjyqësore me njëri tjetrin./Insajderi.com/