Vulin: Edi Ramës s’i besohet

Vizita e Edi Ramës në Kosovë e ka bërë ministrin serb të mbrojtjes ta kuptojë se kryeministrit të Shqipërisë serbët nuk duhet t’i besojnë.

Vulin: Edi Ramës s’i besohet

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë.

Vulin ka thënë se miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, shkruan Agjencia serbe e lajmeve Tanjug, njofton Insajderi.

Sipas Vulin, Ramës i pëlqen të flas për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por vetëm për sa kohë pajtim do të thotë të ndëshkosh serbët dhe të punosh për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Këto komente të Vulin bëhen derisa Rama vazhdon vizitë dyditore në Kosovë, ku po takohet me udhëheqës shtetërorë e politik të Kosovës./Insajderi.com