Thirrje për mosbesim

Nëse Rama deklaron se java ka 7 ditë, mos i besoni – thotë Kraki

Nëse Rama deklaron se java ka 7 ditë, mos i besoni – thotë Kraki

Profesori i Shkencave politike, Nezir Kraki, pa ia përmendur emrin, ka komentuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë dhe pas takimit me pothuajse të gjithë liderët shtetërorë e partiakë, ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media.

Por, çka do që të thotë Rama në këtë konferencë, askush nuk duhet t’i besojë, thotë ligjëruesi kosovar në Paris.

Kraki megjithatë nuk e ka përmendur emrin “Rama”, por ka përmendur gjithçka tjetër që aludon kah ai.

“Kujdes”, është paralajmërimi me të cilin e nis statusin e tij në Facebook Kraki.

“Aktualisht në Prishtinë gjendet një person i shkëputur prej vitesh nga realiteti social e politik i shqiptarëve në Ballkan. I njëjti person pritet të mbajë konferencë për media me valixhen e tij magjike të ‘fakteve alternative’ dhe të ‘lotëve patriotikë’”, shkruan Kraki.

“Një gjë dijeni, edhe nëse ky person deklaron se java i ka 7 ditë, mos e besoni! Verifikojeni në kalendar”.