Vuçiq nuk beson që Thaçi do të jetë udhëheqës i dialogut

Presidenti, Aleksander Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të takohet me Thaçin.

Vuçiq nuk beson që Thaçi do të jetë udhëheqës i dialogut

Presidenti i Serbisë është i gatshëm të takohet në bisedime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit nësë liderët e Kosovës vendosin që Thaçi të jetë krye-negociator në dialog.

Por, ai është shprehur skeptik që Thaçi do të lejohet të jetë në krye të dialogut.

“Unë jam i gatshëm të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin, që ai të jetë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme, megjithëse nuk besoj se ai do ta vendosin atë,” tha Vçciç në një intervistë për Politico.

Reagimi i Vuçiqit vjen pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit tri ditë para takimit në Uashington.

Të hanen presidenti, Hashim Thaçi në një mesazh adresuar popullit tha se do të japë dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza. /Insajderi.com/