Maqedoni e Veriut: Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19

Maqedoni e Veriut: Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë shënuar edhe katër vdekje të shkaktuara nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Ndërsa prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të infektuarit sipas qyteteve janë në Shkup 66, Kumanovë 6, Shtip 15, Prilep 3, Tetovë 19, Strugë 2, Veles 2, Manastir 1, Kavadar 4, Gostivar 2, Probishtip 2, Shën Nikollë 1, Resnje 3.

Gjithashtu janë regjistruar nga Instituti i Shëndetit Publik edhe 48 pacientë të rikuperuar.

Sipas qyteteve janë në Shkup 43, Stip 1, Manastir 1, Resen 3.

Në Maqedoni, që nga fillimi i Pandemisë janë 6334 persona të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me coronavirusin e ri./Insajderi.com