Avdullah Hoti takim me ministrat e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur takim me ministrat e qeverisë së tij për të filluar aktivitete që mundësojnë rimëkëmbjen e ekonomike.

Avdullah Hoti takim me ministrat e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje në nivel ministrash për t’i organizuar aktivitetet e radhës që e bëjë të mundur rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas krizës që ka shkaktuar pandemia, njofton Insajdei.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

“Aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen!

Sot pata takim pune me të gjithë ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike! Kemi vazhduar konkretizimin e hapave për zbatimin e masave të parapara në pako, ndërsa do të nisim edhe zbatimin e tyre në praktikë, sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020”. /Insajderi.com