Anulimi i Ligjit për Paga, sindikatat thërrasin konferencë urgjente për media

Anulimi i Ligjit për Paga, sindikatat thërrasin konferencë urgjente për media

Anulimi i Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka ngjallur reagime të sindikalistëve, njofton Insajderi.

Sindikatat që përfaqësojnë rreth 60 mijë punëtorë nuk po pajtohen me këtë vendim.

Ato u mblodhën në orët e mbrëmjes të së martës, ndërsa në ora 21:00 do të shpalosin hapat e mëtutjeshëm.

“Ju njoftojmë se sonte duke filluar nga ora 21:00 në Sheshin Skenderbeu, kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla do të mbajë Konferencë për media në lidhje me shfuqizimin e Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi Pagat”, thuhet në njoftimin e FSHSHK-së./Insajderi.com