“Kryeministër xhuxh”

Gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan e quan Avdullah Hotin “xhuxh politik”

Gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan e quan Avdullah Hotin “xhuxh politik”

Gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan, Tim Judah, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës “xhuxh politik”, kur e ka krahasur fuqinë e tij politike me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.

Ai këto komente i ka bërë derisa ka analizuar rolin që do ta ketë, apo nuk do ta ketë tani presidenti, Hashim Thaçi, pas aktakuzës që i është ngritur nga Gjykata Speciale.

Judah ka deklaruar edhe se është e paqartë se si do të vazhdojë dialogu tash e tutje me largimin e Thaçit nga ekuacioni.

“Nuk e di se në cilin format mund të ndodhë kjo. Nuk është e qartë se çfarë përkrahje do të ketë në Evropë zotëri Thaçi. Nëse kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të duan të shihen me të, që t’ia zgjasin dorën? Nëse nuk do të mund të shkojë në Paris, atëherë kemi problem. E keni zotëri Vuçiqin dhe, pa dashur të fyej zotëri Hotin, ai në krahasim me Vuçiqin është xhuxh politik. Mendoj se ky problem nuk është zgjidhur ende as në Paris, as në Berlin, Prishtinë apo Beograd”, ka thënë Judah në një intervistë për Zërin e Amerikës/Insajderi.com