Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, menjëherë pas shfuqizimit të Ligjit për Paga nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka mbajtur një konferencë për media, me ç’rast ka bërë të ditur veprimet që do t’i ndërmarrin në ditën në vijim.
Siç ka paralajmëruar kjo sindikatë, nëse nuk rriten rroga do të ndërmarrin veprime radikale që nuk janë parë më herët.
Kryetari i FSShK-së, Blerim Syla, vendimin e Kushtetueses për anulimin e Ligjit për Paga e ka vlerësuar si lajm të keq për 72 mijë punëtorë, në veçanti për punëtorët shëndetësorë, për të cilët tha se janë në gjendje të rëndë ekonomike./Insajderi.com