Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, shpresë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Gjermaninë për marrjen e udhëheqjes së presidences europiane për gjashtë muaj.

Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, shpresë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shumë optimist me faktin se Gjermania do ta marrë udhëheqjen e Këshillit të presidences për gjashtë muajt e ardhshëm.

Deri tash këtë udhëheqje e kishte Kroacia, ndërsa nga korriku e deri në fund të vitin 2021 i takon Gjermanisë.

Hoti ka shprehur shpresë se gjatë kësaj kohe do të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës! I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjermania është shtët përkrahes i pavarësisë së Kosovës, poashtu ka kontribuar shumë në shumë procese të rëndësishme të Kosovës. /Insajderi.com/