Hoti u premton sindikatave se vërejtjet karshi Ligjit të Pagave do t’i adresojnë së bashku

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur takim me drejtuesit e sindikatave të punëtorëve.

Hoti u premton sindikatave se vërejtjet karshi Ligjit të Pagave do t’i adresojnë së bashku

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për paga, kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek sindikatat të cilat kanë vëretje.

Por, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka premtuar se vërejtjet karshi ligjit do t’i adresojë së bashku me sindikatat e punëtorëve të sektorit publik.

Në një takimin që po zhvillon Hoti me kryetarë të sindikataveka ka ofruar përkrahje në adresim të plotë të kësaj çështjeje.

“Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese, lidhur me Ligjin për Paga, unë e kam ngritur këtë çështje sot edhe në mbledhjen e Qeverisë, më lejoni që para jush si kryetarë të sindikatave, përfaqësues të shëndetësisë dhe arsimit dhe të gjithë që mbuloni sektorin publik, të shpreh përkushtimin e qeverisë, që bashkë të ulemi dhe të adresojmë vërejtjet qe ka pasur Gjykata Kushtetuese karshi ligjit, besoj që në afat optimal mund t’i adresojmë ato dhe ta procedojmë shpejtë ligjin për në Kuvend. Duke qenë se jemi me një situatë specifike me pandeminë, problemet ekonomike, rritjen e numrit, besoj që duhet të tregojnë të gjithë maturi. Ajo që unë dëshiroj në emër të Qeverisë shpreh zotimin se do të punoj ngushtë me ju që sa më shpejtë të adresojmë vërejtjet e gjykatës dhe të adresojmë ligjin në Kuvend”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com/