Katër vdekje tjera me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia ka regjistruar çdo ditë viktima nga coronavirusi, vendi fqinjë po përballet me situatë të vështirë.

Katër vdekje tjera me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të situates me coronavirus me të cilën është përballur javëve të fundit.

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur katër vdekje.

Por, lajm i mirë është se për herë të parë pas një kohë të gjatë, numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e të infektuarve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 persona të shëruar, ndërsa 120 kanë rezultuar pozitiv nga 954 teste të realizuara.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 6454. Nga ky numër, 2598 janë shëruar, 3550 janë raste aktive dhe 306 kanë ndërruar jetë. Numër më të lartë të rasteve aktive ka Shkupi, 2049, Tetova 394 raste dhe Kumanova 211. Shtipi, Struga dhe Ohri kanë më shumë se 100 raste aktive. /Insajderi.com/