Investime të reja

Shpend Ahmeti inspekton punimet e rrjetit të energjisë elektrike në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë inspektimin e punimeve punimeve në kryeqytet ku po futen rrejti i kabllove tokësore i energjisë elektrike.

Shpend Ahmeti inspekton punimet e rrjetit të energjisë elektrike në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot së bashku me drejtorin e KEDS-it Alper Erbas, kanë bërë inspektimin e punimeve për futjen e kabllove elektrike nën tokë të cilat do të sigurojnë përmirësimin e furnizimit të rrymës prej 10 kw në 20 kw, njofton Insajderi.

“Sot bashkë me Drejtorin e KEDS-it, Alper Erbas vizituam investimet dhe punimet për futjen e kabllove elektrike nën tokë që do të sigurojë përmirësimin e furnizimit të rrymës prej 10 kw në 20 kw që ofron rrymë stabile për qytatarët e Prishtinës. Po ashtu, edhe kabllot e ekspozuara, të cilat janë të rrezikshme dhe japin pamje të shëmtuar do të futen nën tokë dhe me këto investime do të barten në furnizimin alternativ”.

Nga ky projekt i Komunës së Prishtinës ku do të investohet 16.5 milionë̈ euro ku do të përfitojnë 95 mijë banorë./Insajderi.com