Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim ambasadorin turk Cagri Sakar

Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim ambasadorin turk Cagri Sakar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim sot ambasadorin turk  Cagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Turqia Kosovës në proceset avancimit të Kosovës si shtet dhe për ndihmat e për menaxhimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajdri.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova Ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19”.

Më pas Hardinaj – Stublla ka treguar se është diskutuar edhe për “harmonizmin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës”./Insajderi.com