"Pusho shqip" në Shqipëri

Ministrat Krasniqi e Klosi hapin sezonin veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

Hapet sezoni turistik në Shqipëri. Ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë i ftojnë qytetarët e Kosovës t’i bëjnë pushimet në Shqipëri nën moton “Pusho shqip”.

Ministrat Krasniqi e Klosi hapin sezonin veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi
Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho quot”, që u mbajt në Shëngjin, njofton Insajderi.

Ministri Krasniqi i ftoi qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre verore t’i kalojnë në Shqipëri, që sipas
tij, “jeni si në shtëpitë e juaja”.

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t’i kryejnë në
plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar, sepse këtu veç pushimit mund të
gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore , këtu ne ndihemi si në Shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë
tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se
ne jemi një komb dhe kemi një kulturë dhe mikpritja e cila iu bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë
këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet
t’i kaloni këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj thirrje edhe vëllezërve tanë
këtu të Shqipërisë që pushimet dimërore t’i kalojnë në shtetin e Kosovës”.

Ndërsa ministri Klosi tha se vendi i parë në rajon që hapë kufirin ishte Kosova. Ai ftoi qytetarët e
Kosovës që të pushojnë në Shqipëri duke i siguruar se çmimet do të jenë të arsyeshme si dhe
plazhet do të jenë të pastra./Insajderi.com