Gazeta austriake, duke u bazuar në raportime, ka shkruar se presidentit të Kosovës iu kishte ofruar një marrëveshje për zhbërjen e Speciales.
Një nga gazetat më të mëdha austriake Der Standard, ka shkruar në lidhje me aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe fjalimit të mëpasshëm të presidentit nga zyra e tij.
Der Standard, në një shkrim që ishte jo veç gazetares, por edhe me komentime editoriale, e ka quajtur Thaçin në disa raste “patetik”, kur ka komentuar fjalimin e tij.
Por, një pjesë që bie në sy në këtë artikull të Der Standard, është edhe një koment ku thuhet, duke u bazuar në burime, se “Thaçit iu ofrua shpërbërja e gjykatës në këmbim të lëshimeve për Serbinë”, njofton Insajderi.
Der Standard gjithashtu e ka përshkruar fjalimin e Thaçit si një fjalim që u karakterizua nga “vetë-keqardhja dhe nacionalizmi”.