Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për hapat e të koordinimit nacional mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, njofton Insajderi.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
“Pata nderin të zhvilloj sot takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ambasadorin Abbott e falënderova për përkrahjen e parezervë të Britanisë në të gjitha proceset kyçe të Kosovës.
Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për hapat e mëtutjeshëm të koordinimit tonë bilateral”. /Insajderi.com