Ka ndodhur një aksident tragjik në Mamush dje rreth orës 10:00, kur babai ka mbytur djalin e tij, derisa po lëvizte me traktor, njofton Insjaderi.
Sipas policisë “i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios”.
Më pas viktima nga kalimtarët është dërguar në emergjencë ku mjeku ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”.
Lajmin për gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi./Insajderi.com