Rezultatet finale: Tre deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Lugina e Preshevës ka arritur një rezultat historik në zgjedhjet në Serbi.

Rezultatet finale: Tre deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Ish kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka deklaruar se janë shpallur rezultatet përfundimare në Serbi dhe lista e përbashkët, ‘Lugina e Bashkuar”, ka marrë tre mandate në Parlamentin e Serbisë.

“Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës. Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kjo është fitorja më e madhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ndonjëherë. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë më shumë përfaqësues për mbrotjen e të drejtave të tyre në Kuvendin e Serbisë. /Insajderi.com/