Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur i zhgënjyer me njerëzit në Kosovë që nuk po i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19.
Diplomati gjerman ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se po e ka të padurueshme t’i shoh lokalet e mbushura me njerëz.
“Skenat në rrugë dhe tarracat e Kafes të padurueshme. Pasojat që duhen parë në kujdesin intensiv”, shkruan gjermani në Twitter.
Ai këto komente i ka bërë duke komentuar një donacion të Zyrës së BE-së në Kosovë për Ministrinë e Shëndetësisë.
Këto ndihma Heldt shpreson se do t’i inspirojnë njerëzit në Kosovë të sillen më përgjegjshëm./Insajderi.com
👏🏻👏🏻👏🏻🇪🇺 @ApostolovaEU! And I really hope that this will inspire everybody to behave responsibly and government and state institutions to have robust implementation of regulations insured. Scenes in streets and Café terraces unbearable. Consequences to be seen in intensive care. https://t.co/bcuf1VAIkE
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) July 2, 2020