Krasniqi: Tubimet e ahengjet deri në 50 persona, le të fillojnë

Krasniqi: Tubimet e ahengjet deri në 50 persona, le të fillojnë

Ministri i Turizmit, Vesel Krasniqi ka thënë se që nga sot, me qëllim që të mos shkaktohet dëme ekonomike për shkak të pandeimisë, tubimet dhe ahengjet deri në 50 persona mund të fillojnë, njofton Insajderi.

Në një intervistë në KlanKosova ministri Krasniqi ka thënë se ky vendim është marrë në mënyrë të ti rifunksionalizojmë disa sektorë, siç janë gastronomia, artistët/këngtarët e të tjerë që lidhen me këto veprimtari.

Ky vendim është vjen pasi kemi marrë rekomandimet e IKSHPK, dhe situata do të jetë në kontroll në mënyrë që ky hap të mos jetë shkak i infektimeve të reja më Covid-19.

Deri më sot shoqata e gastronomeve dhe artistëve janë ankuar më së shumti nga vendimet e qeverisë për lirimin e masave, meqë kanë konsideruar se këto dy segmente po anashkalohen dhe diskriminohen./Insajderi.com