Drejtorit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, Don Izidor Llukiq, gjatë ditës së djeshme i janë publikuar disa fotografi ku ai shihet mjaftë i afërt me nxënëset e kësaj shkolle.
Në një intervistë ëpr “Zërin”, Don Izidor Llukiq, ka thënë se e gjithë kjo është bërë për ta njollosur emrin, dinjitetin e tij dhe të shkollës që ai e udhëheq.
Ka folur edhe për raportet me nxënëset.
“Fotografitë që janë, por janë realiteti se nuk ka atë çka shkruhet do të thotë nuk përputhen dhe unë si edukator dhe si At si prind, mua më quajnë edhe prind – prind i dytë dhe gjithë stafi prindërit, nxënësit do të thotë janë shumë të zhgënjyer nga portalet të cilat e kanë bërë për përfitime apo për publikime për ta njollosur emrin tim dhe shkollën time, por nuk do të munden sepse nuk ka asgjë të vërteta”, ka deklaruar Don Izidor Llukiq për “Zërin”.
I pyetur se a është normale një afërsi e tillë me nxënëset në bazë të fotografive që janë publikuar , ai ka thënë se kjo është një sjellje normale e një prindi.
“ Po është sjellje e një prindi. Këtë mund ta vërtetoni edhe me çdo nxënës me çdo staf- personel. Në “Don Bosko”, janë 850 nxënës dhe janë 75 punëtorë të cilët këdo mund të intervistoni nëse ka diçka, sepse unë jam një njeri i cili me mijëra njerëz që i njoh njihem si njeri human edhe prindërit do të thotë janë shumë mirënjohës që janë këtu sepse e dijnë se ku i kanë sjell fëmijët e tyre”, ka treguar tutje Don Izidor Llukiq.
Ai ka thënë se për të gjithë këtë i është drejtuar edhe autoriteteve kompetente pasi që nuk dëshiron që të njolloset emri i tij dhe i shkollës.
“Po për arsye se nuk dëshiroj që dikush t’më njollos emrin tim, dinjitetin tim edhe shkollën e cila është e përkrahur dhe e dashur prej të gjithë komuniteteve pa marrë parasysh edhe pse ka pasur tendenca të tjera se është shkollë katolike. Kjo është shkollë e hapur publike për të gjithë dhe ne që e udhëheqim jemi do të thotë pritar dhe i duam të gjithë. Nuk ka dallim as diskriminim”, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse për të njëjtën gjë para disa viteve ai ishte shkarkuar nga detyra dhe më pas ishte kthyer përsëri në detyrë, Don Izidor Llukiq, ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se sipas tij, ai ka qëndruar një vit në Shkodër që edhe atje të vazhdoj projektin e njëjtë.
“Nuk është e vërtetë sepse një vit që kam shkuar në Shkodër ka qenë sepse kanë pasur njevojë për mua dhe më kanë kthyer që të vazhdoj projektin sepse nga fillimi jam themelues dhe ndërtues i qendrës “Don Bosko”. Do të thotë një vit që kam shkuar në Shkodër eprori më ka kërkuar se a mund të shkoj në Shkodër dhe të kthehem në mega projektin që kam qendrën “Don Bosoko” të c ilën sot ju e shifni këtu. Do të thotë kjo është punë e imja edhe e bashkëpunëtorit”, ka deklaruar për “Zërin”, Don Izidor Llukiq.